Edhe pse është debatuar per me shume se 10 ore, bordi i Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare nuk ka arritur te marre nje vendim per masat qe do te merren ndaj kompanive te sigurimit, për rritjen e pa njoftuar te çmimeve te siguracionit te makinave. Mësohet se mbledhja është shtyre për ditën e hëne dhe qëndrimet e ndryshme ne bord kane mbajtur pezull nje vendim per dënimin e kompanive. Para nje muaji, te 8 firmat qe ofrojnë shërbimin e sigurimit kane rritur ne mënyre te menjëhershme me 20% vlerën e policave te sigurimit. Edhe pse AMF u çoi nje shkrese ku kërkoi rikthimin e tarifave te mëparshme, ato nuk reflektuan por vijojnë dhe sot te shesin siguracione me çmime te rritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *