Subscribe

Kryetari i Shoqatës së Eksportueve të Shqipërisë, Alban Zusi deklaroi se qeveria duhet të mendojë për paketa të tjerë për të ndihmuar realisht bizneset e dëmtuara gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia.

Deklaratën ai e bëri gjatë emisionit “E-Zonë” në “Vizion Plus”. Sipas Zusit, bizneset kanë dalë të traumatizuara nga kriza dhe prandaj kanë nevojë për alternativa mbështetëse.

“Bizneset duhet të trajtohen sipas një periudhe post-traumatike. Të gjithë bizneset janë të traumatizuara. Është e domosdoshme që bizneset të jenë të trajtuara me vëmendje të posaçme për të kuptuar sa më mirë problematikat që ata kanë. Unë insitoj që tani është moment pa humbur kohë të ulemi sa më parë me qeverinë për të marrë masa sa më të shpejta dhe mbështetëse për biznesin. Bizneset nuk duhen traumatizuar më tej me inspektime, me kërkesa të shtuara, si të ishim në situatë krejtësisht normale. Ka disa kontrolle. Bizneset janë ende të traumatizuara, janë si një njeri që sa ka dalë nga një sallë operacoioni. Duhen gjetur alternativat për t’i mbështetur.”

Lidhur me rënien e importeve dhe eksporteve gjatë kësaj periudhe, Zusi u shpreh se kjo ishte e pritshme. Megjithatë, ai shtoi se mungesa e qarkullimit njerëzor do të ketë një ndikim edhe më negativ në këtë drejtim.

“Rënia e importeve dhe ekspirteve ishte e pritshme. Pritej të kishte edhe më shumë rënie. Por shpresojmë që tani të jetë frenuare, që eksportuesit të fillojnë dhe të rihapin edhe një herë tregjet e tyre, kryesisht me Italinë. Rënie kishte edhe në importe sepse nuk kishte konsum si në një situatë normale.  Kufizimi kryesor ngelet kufzimi i qarkullimit njerëzor. Tregtia e mallrave, lëvizja e mallrave funksionon, por mungon komunikimi njerëzor, qarkullimi njerëzor. Kjo po ndikon drejtpërdrejt në mos rritjen e biznesit. Kjo e vështirëson punën sepse mungesa e kontaktit njerëzor është shumë e rëndësishme. Shpresojmë që kur të hapen kufijtë të qarkullojmë me vendet e rajonit. Duhet të fillojmë të qarkullojmë edhe me Italinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *