Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave për gjuhën e papërshtatshme të përdorur në seancën plenare, veçanërisht ndaj grave.

 

Sipas tij, ironia që bëri dje me deputeten Jorida Tabaku duke e quajtur “balonë tabake” ishte një metaforë, ndërsa u shpreh se nuk e imagjinonte që kjo do kthehej në një akuzë.

 

“Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë nga fjala ime e ndje për detyrë që të sqaroj edhe për opinionin publik se e zbardhur literalisht ajo që thashë fjala: Pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat megjithëse ti jep si balonë tabakë.’ Është e paimagjinueshme teksa një metaforë kthehet dhe një akuzë pas saj vazhdon një lumë i tërë sharjesh deri edhe turrjesh për grushta duke turpëruar edhe parlamentin. Duke qenë se kjo nisi nga zonja Tabaku e cila bëri edhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat “si balonë Tabake” gjë që e kthjellova duke thënë që është lloji i balonës  dhe duke qenë se edhe më tutje Tabaku u ankua se kjo na qenka një trend. Unë kam ardhur këtu me një prej vendime të Gjykatës që ka të bëjë me zonjën Tabaku dhe e kam sjellë për të thënë se ka një ndryshim mes retorikës , oratorisë metaforave dhe mes sharjeve shpifjeve apo akuzave me sfond për individin. Janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta”, deklaroi kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *