Subscribe

Opozita ka kritikuar ashper vendimin e qeverise per shtyrjen me dy muaj te pageses se qerase per bizneset, qytetaret qe kane humbur punen dhe studentet. Shefi i kabinetit te kryetarit te PD, Dorian Teliti ka deklaruar se qeveria ka shkelur Kushtetuten me miratimin e nje akti te tille normativ.

 

DORIAN TELITI

EKSPERT 

“Eshte antikushtetues sepse qeveria shqiptare nuk mundet qe me akt normativ te sqaroje ligje dhe te ndermarre akte te cilat te nderhyjne ne marredheniet midis privateve”

Sipas Telitit, ky akt eshte i rrezikshem pasi rrezikon te krijoje nje konflikt social mes qytetareve

 

“Eshte i padrejte sepse ky akt kalon pergjegjesine qe duhet te kete qeveria per te menaxhuar krizen ua kalon ate qytetareve te thjeshte, atyre qe me zor ia dalin te shtyjne ditet apo muajin.”

 

Opozita thekson se nese qeveria synon te ndihmoje bizneset, ta nise kete nga pronat shteterore.

 

Sipas Telitit ne kohe lufte, eshte qeveria ajo qe mban pergjegjesite e jo qytetaret.

 

“I bejme thirrje qeverise te kryeje detyren e saj e te perdore ate instrument qe eshte i te gjitheve ne, qe eshte instrumenti i buxhetit te shtetit, arka e shtetit e cila nuk mbushet nga qeveria por mbushet nga qytetaret shqiptare.”

 

Per opoziten, mundesite financiare per te ndihmuar bizneset e qytetaret ekzistojne, mjaftojne te anullohen koncesionet e shpenzimet e tjera te panevojshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *