Subscribe

 

Akulli dhe ngrica në rrugë i prishin planin trafikantëve të drogës.

 

Përplasja e dy makinave në afërsi të Milotit përgjatë Rrugës se Kombit e çoi policinë në gjurmët e trafikantëve, të cilët fshihni në mjetin e tyre një sasi të konsiderueshme droge.

 

Zbulimi i lëndës narkotike ka qenë krejt i rastësishëm per policinë e Lezhës, e cila kishte shkuar ne vendngjarje pas përplasjes se dy automjeteve qe solli me pas edhe bllokimin e lëvizjes përgjatë Rrugës se Kombit. Nga aksidenti nuk pati te lënduar.

 

Lënda narkotike ishte e ndarë në disa thasë dhe trafikantet e kishin fshehur në bagazhin e makinës,  ndërsa policia nuk ka bere ende te ditur se sa ishte ngarkesa.

 

Policia shoqëroi drejtuesin e makinës ku u gjet lënda narkotike ndërsa shpalli ne kërkim edhe personin tjeter që e shoqëronte, i cili mund te shpëtoje pasi u largua menjëherë nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *