Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Librazhd-Prrenjas, ku kanë mbetur të plagosur katër futbollistë të Sopotit.
Mësohet se makina me të cilën po udhëtonin katër futbollistët e Sopotit është përplasur ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.
Të katër lojtarët janë lënduar lehtë dhe janë transportuar për në spitalin e Librazhdit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





