Subscribe

Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy kushërinjve nga Roskoveci, policia beson se shkak i goditjes fatale ishte shpejtësia e madhe. Këtë e tregojnë gjurmët e frenave në vendin e ngjarjes, si dhe dëshmia e personit të tretë që u plagos nga përplasja.

 

Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç, po ecnin në trotuar bashkë me kushëririn tjetër Martin Dogani, kur u morën para nga një makinë që drejtohej nga Amarildo Çalamani.

Menjëherë pas aksidentit, shoferi u largua me vrap duke braktisur mjetin, por pak minuta më vonë ai u arrestua nga policia.

 

Por rruga ku ndodhi ngjarja tragjike sipas banorëve të zonës është burim aksidentesh pasi nuk ka sinjalistikë.

 

Pranë kësaj rruge ndodhet edhe një shkollë 9- të vjeçare, nxënësit e të cilës kalojnë çdo ditë mes makinave.

 

Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës nuk është problem vetëm në rrugët e fshatrave: ajo vihet re edhe në akse me një qarkullim shumë herë më të madh, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve dhe të kalimtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *