Një 23 vjecar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident i rëndë automobilistik të regjistruar ne autostradën Fier-Tepelenë në vendin e quajtur ‘’Kthesa e Buzëmadhit’’.
Aksidenti ndodhi  rreth orës 22:30 të mbrëmjes ndërsa viktimë ka mbetur Gazmir Mecaj, 23 vjeç nga Cakrani. Ndersa të plagosur nga ky aksident kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip Benz me targa të Gjirokastrës GJ 1953 B Graciano Mecaj, 23 vjeç kushëriri i viktimës dhe Orges Boraj, 25 vjeç nga Gjirokastra.
Sipas policisë mësohet se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga informacionet nga vendi i ngjarjes mësohet se makina ka dalë nga rruga, ku ka fluturuar rreth 3 metra në ajër dhe pasi është përplasur në një pllakë betoni ka përfunduar në një kanal.
23-vjeçari Gazmir Mecaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *