Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Otllak.

Një automjet, tip Opel i bardhë, me targa AA 264 NK ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit. Kanë qenë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar zhurmën e përplasjes kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. Mësohet se 20-vjeçari Xh.M. ka qenë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit, gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit, 20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit,ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *