Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/vizionplus.tv





