Ish-partneri i shqiptares, Klodiana Çela, që plagosi me armë zjarri ditën e djeshme babanë e vajzës së saj në Greqi, me profesion mjek, ka treguar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe se ishte shtruar dy herë në spital psikiatrik.

 

Ata u takuan në fund të vitit 2016, kur me një vendim të përkohshëm gjykate, ajo kishte humbur kujdestarinë e vajzës së së saj 13 vjeçe.

 

“Fatkeqësisht, Klaudia është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit. Që kur humbi plotësisht kujdestarinë  e vajzës, ajo u rëndua më shumë psikologjikisht. Madje ajo ka ushtruar dhunë gjithashtu ndaj meje dhe personave të tjerë…Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain, gruan e ish-partnerit të saj, mua, nënën, motrën, të gjithë. Ajo mendoi se ne të gjithë kemi punuar së bashku kundër saj. Ajo kishte një fiksimi që kalonte çdo kufi. Edhe unë kam qenë viktimë e sjelljeve të dhunshme të saj. Sjellja e saj më ka penguar si në familje, ashtu edhe në marrëdhënie ndërpersonale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *