Subscribe

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka sqaruar shtrirjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek biznesi i vogël, një masë kjo që sipas tij nuk do të ketë efekte negative.

 

Sipas ministrit në këtë skemë nuk do të përfshihen zejtarët dhe tregtaret ne tregjet legale të bashkive.

 

Çdokush tjetër do të bëhet pjesë e zinxhirit, me qëllim që të ofrohet një taksim më i ndershëm dhe i barabartë.

 

“Nuk ka kosto kjo skeme. Askush s’ka pse të ketë frike nga TVSH. Frika ka vetëm ai që është informal dhe do të duhet të formalizohet. Janë të shumta ato biznese që i tejkalojnë xhiron mbi 5 milion, por fshihen. Vendoja e TVSH do të bëjë që të gjithë të paguajnë atë që meritojnë. Te mos ketë deformime.” 

 

Sa i përket taksë së pronës, nga 1 janari 2018 do të nisë aplikimin e shumë përforluara taksë e banesës. Ministri pranoi se tatimi do të jetë në bazë të vlerës së pronës dhe jo taksë fikse. Por ai nuk tha se sa do të jetë ky tatim.

 

Ndërsa mohoi që shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë.

 

“Po ministria e ka të detajuar draftin për taksën e pronës dhe nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpitë e dyta. Ajo që përmban është kalimi nga taksë fikse, në referencë të vlerës.  Pra nëse një shtëpi i është referuar gjithmonë çmimeve minimale fiskale dhe mbi të është vendosur një taksë fikse, tani do të kalojmë në nivelin e vlerës reale të shtëpisë. Po marr një shembull: shtëpia juaj nuk është 800 euro metri katror por në fakt është 1200 euro metri/kartor kjo në bazë të transaksioneve. Mbi këtë vlerë reale do të aplikohet përqindja e taksës. Është një proces që s’do bëhet që në 1 janar 2018 por nis nga 1 janari. Në harkun e dy viteve do të kemi një kadastër fiskale që do të jetë në favor të vlerës reale të pronës dhe bashkive që edhe e përfitojnë këtë taksë. Edhe një herë për të qenë të qartë nuk do të ketë tarifë të diferencuar.”

 

Duke bërë një analizë të ecurisë ekonomike, ministri evidentoi faktin se marrëveshja politike e 18 Majit, riktheu besimin në ekonomi, një fakt ky cili është reflektuar tek treguesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *