12 banda të rokut, popit dhe xhazit do të performojnë në Korçë për tri ditë me radhë në pazarin e vjetër në Bazar Bestival, një event mjaft interesant i organizuar nga Bashkia e Korçës.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun Larisa Katundi e cila ka ndarë disa nga detajet e festivalit dhe grupeve që do të performojnë gjatë kësaj fundjave.

 

Bazar Bestival me kurator të mirënjohurin Bojken Lako do të përfshije tri rryma muzikore dhe grupet më të mira nga Shqipëria Kosova e Maqedonia e Veriut të cilat në ndërthurje me njëra tjetrën pritet të sjellin një nga eventet më të veçanta të vjeshtës këtë fundjavë në pazarin e vjetër të Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *