Pritej që në fund të këtij viti, Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth, të kurorëzonin dashurinë e tyre, por Billy Ray Cyrus ka “çmendur” internetin duke lënë të nënkuptohet se vajza e tij është martuar. 55-vjeçari ka përdorur rrjetet sociale mbrëmjen e së enjtes, duke postuar një fotografi të Miley të veshur me të bardha, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Jam shumë i lumtur që ti je e lumtur”.

 

 

Ky postim ka bërë që fansat të hamendësojnë se Miley dhe Liam kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare. Deri tani ende nuk ka një konfirmim zyrtar të kësaj martese të papritur, duke lënë të gjithë fansat në mbarë botën në pritje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *