E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë në katin e dytë të një pallati ne lagjen Isa Boletini te Vlores eshte përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme.

Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës.

Reklamë

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në ambientet e tjera të banesës dhe në apartamentet fqinje.

Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë