E enjte, 8 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Shi” me raketa e dronë mbi Ukrainë, sulmet ruse shkaktojnë 32 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën 32 persona dhe plagosur rreth 100 të tjerë.

Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Reklamë

Sulmet ndodhën në disa zona, ndërsa dëmet më të mëdha u raportuan në qytetin Pryluky në veri të vendit.

Një raketë goditi një pallat pesëkatësh, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.

Reklamë

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet në rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

Edhe kryeqyteti Kiev u godit me raketa. Katër persona u vranë, ndërsa dëme u raportuan në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin si një nga më të rëndët e kryer nga Rusia. Sipas tij, gjatë natës janë lëshuar rreth 70 raketa dhe dhjetëra drone.

Ndërkohë Moska tha se kishin në shënjestër objekte ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes në disa rajone të Ukrainës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.