Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor 14:03

Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ditën e sotme ishin të pranishëm në inagurimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, një investim që e ngre kujdesin për nënat dhe foshnjat në standardet më të mira europiane, me ambiente moderne, teknologji të avancuar dhe kushte optimale për stafin mjekësor dhe pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u shpreh se inaugurimi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit për nënat dhe foshnjat. Ajo theksoi se investimet në maternitete po shtrihen në të gjithë vendin, duke garantuar shërbime moderne dhe standarde europiane.

Sala: Gjërat më të mëdha ndërtohen përmes veprave të vogla, me shumë dashuri dhe profesionalizëm. Këtu lind jeta, këtu fillon kujdesi për nënën dhe fëmijën. Ajo që po inagurojmë sot është një ndërtesë e re, por përtej ndërtesës është një kujdes i integruar që japim ndaj nënës dhe fëmijës. Gjatë viteve të fundit kemi modernizuar disa maternitete, në Berat, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Sarandë dhe Lezhë. Puna vijon në Fier dhe Shkodër. Ky është angazhimi ynë!

Kryeministri Edi Rama e cilësoi rikonstruksionin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” si pjesë të transformimit të sistemit shëndetësor në vend. Ai vlerësoi investimin që ruan trashëgiminë e godinës, ndërsa krijon kushte bashkëkohore për pacientët dhe stafin mjekësor, duke shprehur mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve.

Rama: Më vjen mirë që sot jemi në një tjetër finish pas një tjetër maratone ku faktikisht ndërmorrëm një transform të domosdoshëm dhe rrënjësor të kësaj strukture. Sot hapim dyert e një materniteti tërësisht të rilindur duke e pasur edhe kujdesin për çka i takon të kaluarës së një trashëgimie  kulturore, por edhe hapësirat e reja të cilat i shtohen këtij  materniteti dhe e bëjnë më të lehtë shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor edhe qëndrimin e nënave dhe fëmijëve që hyjnë dhe dalin nga ky maternitet. Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin, por shëndetësia është edhe në gojët e atyre që nuk duan të shohin. I shpreh respektin të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të shëndetësisë të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kemi shumë nga ato probleme që kishim një dekadë më parë. Në sistemin tonë shëndetësor kryhen afro 100 mijë ndërhyre kirurgjikale. Është një volum i jashtëzakonshëm shërbimi, i cili flet për faktin që mjekët dhe infermierët në Shqipëri i shërbejnë publikut qyetatrëve njerëzve që kanë nevojë për ta me dinjitet.

Në fund Rama bëri me dije se pagat për mjekët dhe punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të rriten.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
evis sala Materniteti rama

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.