Nxënësit që nuk arritën të kryejnë rregjistrimin në klasat e para dhe të dhjeta, do të kenë një mundësi tjetër aplikimi më 5 shtator.
Ministria e Arsimit njoftoi se procesi rihapet në portalin “e–Albania” nga ora 08:00 në mëngjes e do të vijojë gjatë gjithë ditës së premte.
Aplikantët duhet të përdorin shërbimin “rregjistim në klasë të parë ose gjimnaz” dhe hapi tjetër është plotësimi i formularit elektronik me të dhënat e nevojshme. Pasi kryhet aplikimi, shkolla njofton prindin për pranim ose refuzim të kërkesës.
Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator dhe përfundon më 12 qershor 2026.
Gjatë kësaj kohe do të zbatohen rregulla më të forta sa i takon sigurisë në ambientet mësimore./vizionplus.tv





