Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit,...

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve...

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus...

SHBA i “mbyll derën” palestinezëve, refuzohen vizat për zyrtarët përpara mbajtjes së Asamblesë së OKB-së

30 Gusht 14:52

Shtetet e Bashkuara bënë me dije se nuk do t’u japin viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilët  priteshin të merrnin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm, ku Franca po udhëheq përpjekjen për njohjen e një shtetit palestinez.

“Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio po refuzon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Autoritetit Palestinez para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Administrata e Presidentit Donald Trump ka qenë e qartë: interesat e sigurisë sonë kombëtare për të mbajtur përgjegjës Autoritetin Palestinez për mospërmbushjen e zotimeve të tyre dhe për minimin e mundësive për paqe”, njofton DASH.

DASH-i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të heqë dorë nga “përpjekjet për të siguruar njohjen e një shteti hipotetik palestinez në mënyrë të njëanshme”.

Ndërkohë ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një postimi në X, falënderoi administratën Trump për këtë hap të guximshëm dhe për mbështetjen e Izraelit .

Ndërkaq, Autoriteti Palestinez i kërkoi Uashingtonit të zhbëjë këtë vendim duke thënë se është në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Selisë së OKB-së.

Presidenti francez Macron ka thirrur një samit të posaçëm më 22 shtator, një ditë para hapjes zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

Që nga njoftimi i tij, edhe Kanadaja dhe Australia kanë thënë se do ta njohin një shtet palestinez, ndërsa Britania ka deklaruar se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk pajtohet për një armëpushim në Gaza.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Asambleja e OKB-së palestineze SHBA vizat për zyrtarët Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i vajzave sot lë për të dëshiruar

më shumë...

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë Iranin, do goditet edhe më fort

më shumë...

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona mungojnë specialistët, psikologët shesin dyshekë

më shumë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita kundër!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

10:12

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona...

9:48

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë,...

9:37

“Krimi i organizuar është bërë model”, Qiraxhi:...

9:26

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund...

9:24

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i...

9:19

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja...

9:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

8:40

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje...

8:38

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret...

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

7:49

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit...

7:29

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet...

6:59

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor...

6:51

Rritet numri i viktimave në Gaza

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.