Nga Ervin Sina
Lista me 25 lojtarëve për duelet e shtatorit të kombëtares shqiptare nuk kishte Brenda asnjë lajm. Ose më saktë nuk kishte lajm sa I takon emrave të thërritur ndërsa nuk mund të thuhet kështu për ata që mungojnë.
Trajneri Silvinjo mund të justifikohet me Ardian Ismajlin sepse ka probleme fizike, por vështirë se e njëjta gjë mund të thuhet për emra si Kristjan Shpendi, Anis Mehmeti apo Etrit Berisha të cilët po kalojnë një forme sportive shumë të mirë në këtë fillim sezoni.
Silvinjo e ka një shpjegim mbi pyetjen se përse nuk grumbulloi emra të rinj në raport me duelet e qershorit, me përjashtim të portierit Dajsinani që ka marrë vendin e Simonit.
“Është e vërtete që kam pasur shumë dilema. Eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhur. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi. Ndoshta nuk është momenti i një djaloshi 20-vjeçar, që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësinë që duhet të marrin. Nuk mund të grumbullojmë dot 30 lojtarë dhe të krijojmë 2 skuadra”, tha Silvinjo.
Por ndërsa nga njeri krah justifikon mungesën e emrave të rinj në listë, nga ana tjetër tekniku i kombëtares deklaron se do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë.
“Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast”, shtoi më tej numri një i pankinës kuqezi.
Veç Strakoshës në portë, apo edhe Hysajt, Gjimshitit, Mitajt, Kumbullës dhe Ajetit në mbrojtjes, trajneri Silvinjo në mesfushë do të vazhdojë Julian Shehut që po shkelqen në Poloni, pa lënë mënjanë edhe Laçin, Asllanin apo Medon Berishën e Pajazitin.
Faza ofensive me emra si Hoxha, Muçi, Asani, Bajrami si dhe Daku, Uzuni, Manaj dhe Broja në majë vazhdon të jetë e njëjta.
Grumbullimi i kuqezinjve nis të hënën më 1 shattor në Malaga të Spanjës në prag të miqësores me Gjibraltarin në 4 shtator, e më pas kthimi në Tiranë për tu përgatitur për duelin e rëndësishëm kualifkues të bortërorit kundër Letonisë më 9 shtator.





