Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 January 2026
Vizion fokus

Policia aksion në Roskovec/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen armë...

Lea Ypi kryeministre e re e qeverisë teknike? Përgjigjet...

Moti i keq, Koçiu: Po monitorojmë çdo problematikë në...

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot...

VIDEO/ Uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, merr çfarë i...

Moti i keq, Bashkia e Shkodrës bën apel për...

“Situata ende e rrezikshme në Durrës”, Sako: 800 banesa...

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun...

Banesa përpihet nga flakët në Klos

CNN zbulon rolin e Rubios në arrestimin e Maduros

EMRAT/ Kultivuan kanabis në parcela, arrestohen 2 persona në Shkodër! Procedohen 3 kryetarë fshatrash

17 Gusht 09:50

Policia e Shkodrës ka zbuluar plantacione të mëdha kanabisi në malësinë e këtij qarku, duke lokalizuar në tre prej zonave në total mbi 7700 bimë narkotike dhe fidanë, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit të koduar Koordinata.

Dy persona, familjarë mes tyre, u arrestuan, teksa po hetohet për të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Të arrestuarit janë identifikuar si Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj.

Gjithashtu nën akuzë u morën edhe 3 kryepleq fshatrash, ndërsa në një prej rasteve u zbulua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
koordinata Shkoder Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Policia aksion në Roskovec/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen armë zjarri, granatac fishekë dhe lëndë narkotike

më shumë...

Lea Ypi kryeministre e re e qeverisë teknike? Përgjigjet shkrimtarja në QUO VADIS

më shumë...

Moti i keq, Koçiu: Po monitorojmë çdo problematikë në terren, jemi në gatishmëri

më shumë...

Kush ishte “Tribuni”, njeriu i sigurimit te dosja e familjarit të Lea Ypit? Shkrimtarja zbulon detajet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

9:49

Policia aksion në Roskovec/ Arrestohen dy persona,...

9:45

Lea Ypi kryeministre e re e qeverisë...

9:30

Moti i keq, Koçiu: Po monitorojmë çdo...

9:27

Tronditëse! Lea Ypi zbulon ç’doli nga dosjet...

9:18

Kush ishte “Tribuni”, njeriu i sigurimit te...

9:12

“Kur të vdes më thuaj dy fjalë”/...

8:45

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari...

8:22

VIDEO/ Uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, merr...

8:10

Moti i keq, Bashkia e Shkodrës bën...

7:59

“Situata ende e rrezikshme në Durrës”, Sako:...

7:40

Moti i keq, ja si paraqitet situata...

7:05

Banesa përpihet nga flakët në Klos

7:04

Pse nuk duhet ta hani ushqimin e...

6:58

CNN zbulon rolin e Rubios në arrestimin...

6:42

Moti i keq, fryhet Vjosa, autoritetet apel...

6:26

Tri fatlumet e muajit! Zbuloni shenjat e...

5:56

Reshjet e dendura në Vaun e Dejës,...

5:53

Moti i keq, uji vërshon mes për...

5:32

Stuhi shiu dhe erë, parashikimi i motit...

5:28

Trump: Kemi ushtrinë më të fortë në...

Më të klikuarat

  • Cila shenjë e Horoskopit do të jetë më mirë se në 2025-ën ng...
  • Stuhi shiu dhe erë, parashikimi i motit për ditën e mërkurë!...
  • E PLOTË/ Zbardhet biseda e Maduros me gjyqtarin, çfarë dekla...
  • Sulmet në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros, ambasada amerik...
  • Mjeku në Tiranë godet kryeinfermieren: Nuk zbatoi urdhrin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.