E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa e familjes Musta nga fshati Shkallë i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë Klos është shkrumbuar totalisht nga flakët. Zjarri është aktivizuar rreth orës 19 e 20 minuta dhe për pak kohë ka përfshirë të gjithë banesën.

Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime. Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e bashkisë së Klosit e më pas ajo e Bulqizës të cilët kanë arritur të neutralizojnë zjarrin për të mos u përhapur në banesa të tjera ngjitur.

Reklamë

Kryefamiljari Behar Musta me lot në sy tha se ka qenë një fëmijë i vogël i cili i ka lajmëruar për zjarrin i cili kishte nisur në katin e dytë të banesës. Ai bën apel për ndihmë pasi në këtë kohë nuk ka ku të qëndrojë sepse gjithçka që kishte është djegur nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që çoi ndezjen e zjarrit në katin e dytë të banesës pasi të gjithë anëtarët në atë moment ndodheshin në katin e parë të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë