Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha mungon

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra janë...

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet...

E PLOTË/ Zbardhet biseda e Maduros me gjyqtarin, çfarë deklaroi Presidenti i Venezuelës? Avokati: Flores ka pësuar lëndime gjatë rrëmbimit

5 Janar 22:14

Nicolas Maduro, presidenti i arrestuar nga “Delta” amerikane me urdhër të Donald Trump, tha në Gjykatën e Manhatanit në Nju Jork të SHBA-ve, se e konsideron veten të rrëmbyer, por ende në krye të Venezuelës.

Ai gjithashtu është shprehur se është i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa jashtë gjykatës u mblodhën turma protestuesish me qëndrime të kundërta.

Siç shkruajnë mediat e huaja, seanca e plotë dëgjimore, pas paraqitjes paraprake, është caktuar të mbahet më 17 mars, teksa presidenti venezuelian dhe gruaja e tij kërkuan lirimin e menjëhershëm pasi ishin rrëmbyer në mënyrë të paligjshme.

“Unë jam një njeri i nderhsëm dhe jetoj si i tillë. Jam rrëmbyer në shtëpinë time në Karakas dhe jemi të pafajshëm”, tha ai mes të tjerash.

Edhe bashkëshortja e tij, Celia Flores deklaroi se është e pafajshme dhe se vijon të jetë zonja e parë e Venezuelës. Në të njëjtën kohë, avokati i saj tha se Flores ka lëndime në brinjë dhe ka nevojë për trajtim.

Ndërsa Maduro po deklarohej i pafajshëm brenda gjykatës, një grup protestuesish dhe kundërprotestuesish ishin mbledhur jashtë.

Një pankartë shkruante: “SHBA, duart larg Venezuelës”, një tjetër: “Faleminderit President Trump”.

Biseda e Maduros me gjyqtarin Hellerstein

Nicolas Maduro u paraqit për herë të parë në gjykatë, ku u akuzua për narkoterrorizëm dhe posedim armësh.

Gjykatësi:  Dua vetëm të di, a jeni Nicolas Maduro Moros?

Maduro: Po.

Gjykatësi: A ju është dorëzuar aktakuza?

Avokati mbrojtës: Ne heqim dorë nga leximi publik.

Maduro: E mora në duar për herë të parë. Preferoj ta lexoj personalisht.

Gjykatësi: Çfarë do të deklarosh për veten tënde?

Maduro: Unë jam i pafajshëm. Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam President…

Më pas, Maduro u pyet në lidhje me aktakuzën.

Zëvendësi : A e keni parë aktakuzën?

Maduro: E kam parë, por nuk e kam lexuar.

Zëvendësi: A e keni diskutuar me avokatin tuaj?

Maduro: Pjesërisht.

Zëvendësi: Çfarë po deklaroni?

Maduro: Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor për asgjë që përmendet këtu.

Maduro u kujtua për të drejtën e tij për t’u vizituar nga një zyrtar konsullor. Ai u përgjigj se do të donte të priste një vizitë nga konsulli dhe tha se mbante shënime.

Çfarë deklaroi Maduro pas largimit nga gjykata?

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro iu përgjigj një protestuesi që fliste spanjisht ndërsa po largohej nga gjykata

Protestuesi tha se “në emër të popullit venezuelian, Maduro do të paguajë”.

Maduro u përgjigj duke thënë në spanjisht: “Unë jam një president i rrëmbyer. Unë jam një i burgosur lufte”.

Avokati i gruas së Maduros: Flores pësoi lëndime gjatë rrëmbimit

Avokati i Cilia Flores, Mark E Donnelly, ka pretenduar se klientja e tij pësoi lëndime të rënda kur ajo dhe bashkëshorti i saj Maduro u rrëmbyen në Venezuelë, raporton CBS Neës. Flores u pa me shenja të duksh, ndërsa ishte në gjykatë. Donnelly ka thënë se beson që ajo ka një frakturë të rëndë në brinjë.

“Ne mezi presim të shqyrtojmë dhe sfidojmë provat që ka qeveria. Ndërsa do të na pëlqente të paraqesim palën tonë tani, do të presim ta bëjmë këtë në gjykatë në kohën e duhur. Zonja e parë është e vetëdijshme se ka një rrugë të gjatë përpara dhe është e përgatitur”, ka thënë Donnelly në një deklaratë për BBC-në.

Akuzat ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij

Nicolás Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza për konspiracion narko-terrorizëm dhe akuza për armëmbajtje pa leje.

Aktakuza kundër tyre thotë se për më shumë se 25 vjet ata janë pasuruar duke punuar me trafikantë ndërkombëtarë droge për të transportuar drogë të paligjshme në SHBA.  Po, të dy kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat kundër tyre.

Ndërkohë Donald Trump ka thënë se Maduro do të “kalojë nëpër një gjyq të mundimshëm”.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Arrestim Flores Gjykate Maduro Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për rikthim në tryezën e negociatave

më shumë...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor

më shumë...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës

më shumë...

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

8:13

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu!...

8:10

Skandal korrupsioni në Ukrainë, dorëhiqet Prokurori i...

8:02

Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit...

7:55

Avokatët bojkotojnë GJKKO, Haxhia: Të rishikohet rregullorja,...

7:49

“Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit...

7:47

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në...

7:15

“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë...

6:47

Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.