Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

“Kur të vdes më thuaj dy fjalë”/ Rrëfimi i Lea Ypit: Ikja e gjyshes, dhimbja më e madhe e imja!

6 Janar 21:12

Shkrimtarja Lea Ypi ka ndarë një rrëfim emocionues në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus, ku foli për humbjen e gjyshes së saj dhe amanetin që ajo i la përpara se të ndërronte jetë.

Ypi tregoi se gjyshja i kishte kërkuar që ajo të thoshte disa fjalë në varrimin e saj. Në atë periudhë, shkrimtarja ndodhej në Itali dhe kujton se gjatë kthimit me avion për në Shqipëri përpiqej të gjente fjalët e duhura për të përmbushur dëshirën e gjyshes.

Mes emocinesh, Lea Ypi tha se ende e ruan letrën me fjalimin e asaj dite.

Sipas shkrimtares, vetëm pas përfundimit të librit “Të poshtëruar”, ndjeu se arriti t’a thoshte vërtet atë fjalim që nuk kishte mundur ta shprehte plotësisht përpara arkivolit.

“Para se të ndahej nga jeta, gjyshja ishte goxha e sëmurë. Im atë, që ishte djalë i vetëm kishte ndërruar jetë para saj dhe ajo më thoshte gjithmonë: Shiko, kur unë të vdes, dua që ti të thuash dy fjalë në varrimin tim. Në atë periudhë unë ndodhesha në Itali. Mbaj mend që, kur po kthehesha me avion, kisha në mendje këtë amanet të gjyshes dhe mundohesha të gjeja fjalët. Në fakt, nuk e besoja dot, ishte një shok aq i madh dhe një dhimbje aq e madhe, saqë e kisha shumë të vështirë të procesoja gjithë atë që kishte ndodhur. Ishte një ndarje e papritur.

Akoma e kam letrën me fjalët që kam thënë në varrim, por mbaj mend që, pasi i thashë, mendova se ato nuk ishin tamam fjalët e mia. Mu dukën si fjalë të diktuara nga dikush tjetër, si formula konvencionale që duhen thënë në raste të tilla.

Mendoj se vetëm pasi mbarova librin “Të poshtëruar'”, mu duk sikur aty arrita vërtet të mbaja atë fjalim që nuk u tha dot plotësisht në ato një apo dy minuta përballë arkivolit. Në fakt, ky libër ishte ai fjalimi i vërtetë, dhe për këtë libër u deshën pesë vjet për t’u shkruar”, tha Lea Ypi në QUO VADIS.

Autorja shqiptare me famë botërore vjen me librin ‘Të Poshtëruar’, i cili në qendër të tij ka gjyshen e Leas, Leman Ypin. Shkak u bë një fotografi e gjyshes, Ninit, e cila u shfaq papritur në rrjetet sociale, ndërsa për Lean deri në atë moment ishte e panjohur. Kjo foto ishte shkëndija që bëri të mundur më pas që autorja të hulumtonte e studionte më tej duke sjell për publikun një roman që gërsheton momente historike me dialogje të imagjinuara.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Lea Ypi Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit Trump për ftesën personale

më shumë...

Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

më shumë...

Censusi i shpendëve në Prespë, numri i specieve i njëjtë më atë të vitit të kaluar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeça...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.