E shtunë, 28 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Bota

Trump: Kemi ushtrinë më të fortë në Tokë, asnjë ushtarë nuk u vra në Venezuelë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington përgëzoi ushtrinë amerikane.

Ai tha se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dëshmon se Amerika zotëron ushtrinë më të fortë dhe më të avancuar në Tokë, duke e cilësuar operacionin si të jashtëzakonshëm.

Sipas tij, ushtria amerikane ndërpreu furnizimin me energji elektrike në zona të mëdha të Venezuelës pak para hyrjes në vend, gjë që, sipas Trump, i dha forcave amerikane elementin e befasisë gjatë afrimit drejt kompleksit qeveritar të presidentit Nicolas Maduro.

“Dhe mendoni këtë, askush nuk u vra, ndërkohë që nga ana tjetër shumë ndërruan jetë”, tha Trump.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë