Moti i keq ka përfshirë territorin prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar përmbytje, bllokim rrugësh dhe rrëshqitje dherash në disa zona të vendit.
Situata kritike vijon të mbetet edhe në Qarkun e Dibrës, ku në disa bashki dhe njësi adminsitrative ka patur përmbytje dhe rrëshqitje dherash duke rrezikuar disa banesa.
Ja si paraqitet situata aktualisht në qarkun e Dibrës:
Informacion per situaten ne territorin e qarkut Dibër si pasoje e rreshjeve te shiut, paraqitet si poshtë:
Intensiteti i reshjeve te shiut vazhdon me intensitet te ulet deri mesatar.
Ne Bashkine Mat:
– Nj.Adm. Derjan, mbeten problem urat ne fshatin Melth. Kullimi i ujit ne taracen e shkolles Derjan nuk ka funksionuar.
– Nj. Adm. Burrel, ne ambientet e nje biznesi pati prurje te medha te ujit ne kolektorin kryesor te cilat kane rrezikuar permbytje. U be largimi i ujit me mjetin e zjarrfikses dhe mjetit te UKD.
– Nj. Adm. Komsi, ne lagjen Xhepmeta pati shembje te kanalit kryesor ku u rrezikuan dhe shtepi. Po punohet per largimin e masivit te dheut dhe hapjen e kanalit. Pati renie masivi shkembor ne rrugen e fshatit Frankth.
– Njesia Adm Macukull, rruga ne lagjen Cekal e pakalueshme.
– Njesia Adm Ulez, Ura pasarele qe lidh fshatin Lundre me Fshatin Madhesh si pasoje e kalbezimit , paraqet rrezikshmeri.
– Fshati Stojan ka mungese te energjise elektrike.
– Ne te gjitha njesite Adm. ka geryerje te rrugeve si pasoj e vershimeve te ujit por pa sjell problematika .
Ne bashkine Klos:
– Nj. Adm.Gurre, ka patur shembje dheu ne rrugen e fshatit Gurre e Madhe.
– Ne Nj. Adm. Klos, fshati fullqet ka patur rreshqitje toke prane nje banese. Nga bashkia jane marre masat per eleminimin e rreziqeve dhe evakuimin e banoreve.
Ne bashkine Diber:
– Nj. Adm. Kastriot, fshati Kishavec, perroi i fshatit ka vërshuar dhe ka prekur disa banesa. Falë ndërhyrjes se shpejtë situata është marë në kontroll duke stabilizuar gjendjen dhe parandaluar dëmet më të rënda në banesa.
– Nj.Adm Luzni, ne fshatin Lishan i Poshtem perroi i Kusares ka demtuar rrugen e asfaltuar dhe rrezikuar disa banesa.
Ne bashkine Bulqize nuk jane raportuar situata problematike.
Nga bashkite e qarkut eshte punuar me mjete e forca per eleminimin e rreziqeve dhe normalizimin e situatave.
Ne rrugen nacionale Peshkopi- Vasije pati shembje te nje masivi dheu qe solli bllokimin e qarkullimit. U punua nga operatori kontraktor per normalizimin e situates dhe kthimin e rruges te kalueshme.
Rruget e tjera nacionale jane te qarkullueshme.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujin e pijshem eshte ne normalitet.





