E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Pse nuk duhet ta hani ushqimin e një dite më parë

Kthehesh në shtëpi nga puna dhe duke qenë i uritur dhe i lodhur, vendos të hash tepricat e një dite më parë.

Por përpara se ta bëni këtë, sigurohuni që të mos rrezikoni shëndetin tuaj.

Reklamë

Ekspertët paralajmërojnë se kur ringrohni ushqimin e djeshëm duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bëhet i rrezikshëm.

Nëse hani oriz që keni gatuar një ditë më parë dhe nuk është ruajtur siç duhet, rrezikoni të helmoheni nga ushqimi. Kjo mund të ndodhë sepse zierja e tij nuk arrin gjithmonë të vrasë të gjithë mikrobet patogjene që përmban.

Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore të Universitetit të Karolinës së Veriut, Benjamin Chapman, mundësia që mikrobet të shumohen në oriz rritet kur ai mbahet në temperaturën e dhomës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë