Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Këto janë 4 top ushqimet me nivelet më të larta të antioksidantëve

20 Korrik 22:10

Për ata që janë të përkushtuar pas mirëqenies dhe shëndetit të mirë, fjala ‘antioksidant’ është shumë familjare.

Është një fjalë magjike për botën e shëndetit. Çfarë janë antioksidantët dhe pse shërbejnë? Antioksidantët kundërveprojnë ndaj proceseve oksiduese të radikaleve të lira të cilat për fat të keq, janë të pashmangshme.

Radikalet e lira shkaktohen nga ndotja, pesticidet, plastika, madje dhe vetë trupi ynë. Nëse kanë rrugë të lirë në trup, ato përhapen dhe shkaktojnë sëmundje si artriti, problemet me shikimin, probleme me zemrën, Alzhaimer, Parkinson dhe të gjitha llojet e kancerit.

Përveçse parandalojnë sëmundjet, antioksidantët ju ndihmojnë të ndiheni të rinj!

Sigurisht, trupi krijon dhe antioksidantët e tij për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira, por duke qenë se përballemi me një numër të lartë toksinash në ambient, trupi ynë ka nevojë për ndihmesë shtesë në mënyrë që të mbajë larg kërcënime të tilla për mirëqenien dhe trupin tonë.

Por ku t’i gjejmë këto substanca kaq të rëndësishme? Sigurisht që ka shumë suplemente antioksidantësh, por e mira është ta edukojmë veten me një regjim të shëndetshëm të ushqyerjes që ka për bazë produktet natyrale.

Të gjitha frutat, perimet, drithërat dhe llojet e tjera të ushqimeve kanë vlerat e tyre nutriconale, por disa i kanë më të përqëndruara ato. Më poshtë do të lexoni ushqimet me nivelet më të larta të antioksidantëve sipas ‘U.S Department of Agriculture.

Fasulet e vogla të kuqe të thata (meksikane)

Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,727

Këto shifra i bëjnë fasulet e kuqe të thata të jenë majë të listës së ushqimeve më të pasura me antioksidantë. Ato janë një super ushqim! Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe janë të varfra në kalori. Gjithashtu ato të japin ndjesinë e ngopjes dhe janë një burim i mirë proteinash për ata që s’hanë mishin.

Boronicat e egra

Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,427

Boronicat e egra kanë një përqëndrim të lartë të pigmentit që u jep atyre ngjyrën blu të thellë dhe që quhet ‘anthocyanin’, një antioksidant vërtet i fuqishëm. Ky antioksidant së bashku me flavonoidet e gjendura tek boronicat balancojnë prezencën e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë dëmtim qelizor. Ato luftojnë gjithashtu inflamacionin.

Fasulet e kuqe të thata

Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,259

Përsëri fasulet! Janë një zgjedhje e përkryer e dietës suaj pasi përmbajnë fibra dhe folate, të njohura gjithashtu si vitamina B9 dhe të dyja së bashku sigurojnë një shëndet të mirë kardiovaskular. Fibrat ndihmojnë në pastrimin e traktit tretës nga papastërtitë dhe kolesteroli. Fasulet e kuqe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulnës dhe largojnë simptomat që lidhen me shqetësimet kronike për shkak të moshës.

Fasulet me lara

Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—11,86

Ashtu si dhe llojet e tjera të fasuleve, ato janë një burim i mirë fibrash, të cilat përmirësojnë tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Janë gjithashtu një burim i mirë i ‘molybdenum’ i cili parandalon zhvillimin e ‘nitrosamines’, shkaktare të kancerit. Fasulet me lara janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, folateve, vitaminave B1 dhe B6.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
antioksidante Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet që bëhen të rrezikshme kur kombinohen me alkool

më shumë...

Ndërron jetë ikona e muzikës country

më shumë...

Horoskopi i 25 gushtit, kush do të ketë fat me paratë dhe kush duhet të bëjë kujdes

më shumë...

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit, ja kur duhet ta pini

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.