Një nga zërat më të fuqishëm të muzikës greke, Anna Vissi, dhuroi një mbrëmje spektakolare në bregun magjepsës të Aramerasit në Ksamil.
Një koncert ekskluziv buzë detit bëri bashkë pushues vendas e të huaj, që shijuan një performancë për të mos u harruar.
Eventi solli jo vetëm një legjendë të muzikës, por edhe një përvojë unike nën tingujt e natës, teknologjinë më të avancuar audio dhe atmosferën magjike të jugut.
Anna Vissi, e njohur për hitet e saj të pavdekshme, me një karrierë të gjatë dhe miliona ndjekës në gjithë botën, u rikthye në Shqipëri pas shumë vitesh, për t’u takuar me publikun shqiptar në një format të veçantë live, ku skena takoi horizontin e detit.
Koncerti ishte pjesë e Arameras Sound, e cila synon të sjellë një seri eventesh të kuruara me kujdes për të promovuar art dhe muzikë në harmoni me natyrën.
Vita Production ishte ajo që realizoi për herë të parë në Shqipëri një projekt të këtij dimensioni. Prodhimi është realizuar me standarde ndërkombëtare dhe profesionalizëm të lartë, duke vendosur një model të ri për organizimin e eventeve në vend.
/vizionplus.tv





