Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim

17 Korrik 17:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim që e ka bërë edhe në Uashington ditë më parë, e ka bazuar në informatat e vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.

Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo në një konferencë për media në Prishtinë, pas kthimit nga disa vizita në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni.

Osmani ka thënë se një pjesë e informacioneve janë të klasifikuara, por që ato janë ndarë me aleatët për të ndalur përshkallëzimin e sigurisë.

Mes tjerash, presidentja Osmani ka thënë se është habitur kur ka dëgjuar raportime se qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë të informuar më parë për rreziqet nga Serbia, meqë, sipas saj, “kjo çështje është trajtuar në dhjetëra deklarata të Presidencës së Kosovës” dhe që për rrezikun e majit ka folur edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Serbia i ka hedhur poshtë deklaratat e Osmanit ditë më parë, mirëpo presidentja e Kosovës i ka quajtur ato “pjesë të propagandës së tyre të vazhdueshme”.

“I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye, as për shqetësim dhe as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka në kontroll”.

“Nuk i kam interpretuar deklaratat e Trumpit”

Kur është pyetur për akuzat e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, se Osmani po manipulon me deklaratat e Trumpit, presidentja ka thënë se ajo vetëm e ka falënderuar presidentin Trump për rolin e tij në botë, në përgjithësi, dhe në rajonin e Ballkanit, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Unë jam përgjigjur në pyetje dhe i ftoj vetë qytetarët e Kosovës që t’i dëgjojnë ato deklarata për të cilat unë jam pyetur. Ndër të tjera është deklarata e datës 25 qershor 2025, mund t’i dëgjoni vetë. Thuhet se ‘në javën e fundit u kujdesëm për Indinë e Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë’”, ka deklaruar Osmani duke cituar deklarimet e Trumpit në javët e fundit.

“Nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por kam treguar se si i kam kuptuar unë si presidente e Republikës së Kosovës. Nëse qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund t’iu drejtoheni, mirëpo ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si paqebërës ditë e natë për paqe në botë. E vlerësojmë jashtëzakonisht këtë kontribut. Nuk dua të deklaroj si e kanë komentuar tjerët deklaratën time”.

Përmes një postimi në X, më 13 korrik, Grenell ka thënë se “Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale”.

“Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces.

Në mandatin e parë të Trumpit, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike  e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka thënë një ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka kulmuar në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe ka vrarë një rreshter policie.

Kosova e ka përshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Kosova Serbi Vizion Plus Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në spital 27-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.