Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e...

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në seancën plenare...

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk ndikon...

Plagosja në Mamurras, kush është djali i ish deputetit...

Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit të Sarandës...

Putin viziton Pekinin, Ukraina dhe Irani në fokus të...

Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...

Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa...

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec, një i...

Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë së Mbrojtjes...

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore

11 Korrik 10:54

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Në dokumentin thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.

Lexo edhe :

Related Posts

Naim Murseli dëshmon në gjykatë: Liridona ishte grua dhe nënë e mrekullueshme, bashkë ishim prej 11 vitesh

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport sipas mediave në Kosovë.

Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

Në konstatimet e raportit thuhet se Murseli “është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”.

“Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshitë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”, thuhet në raport.

Në dokument përshkruhet edhe statusi psikik i Murselit. Aty thuhet se ai është i vetëdijshëm, i orientuar në kohë dhe hapësirë dhe se pamja e jashtme i përgjigjet moshës së tij.

“I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet në dokument.

“I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajta. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”, thuhet tutje në dokument.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
ekzaminimi Naim Murseli Sëmundje mendore

Nga e njëjta kategori

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk ndikon në aftësitë mbrojtëse

më shumë...

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme

më shumë...

Plagosja në Mamurras, kush është djali i ish deputetit që i drejtoi armën policit, shoqëronte të shpallurin në kërkim

më shumë...

Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit të Sarandës dhe një inspektor, “arrest shtëpie” për 2 efektivët e tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:49

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon...

6:44

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në...

6:39

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa...

6:37

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më...

6:24

Plagosja në Mamurras, kush është djali i...

6:13

Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit...

6:13

Putin viziton Pekinin, Ukraina dhe Irani në...

5:56

Protesta për shqipen në Shkup, ministri i...

5:22

Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj...

5:04

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec,...

4:56

Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë...

4:22

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria...

3:57

I riu u plagos nga policia në...

3:52

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e...

3:30

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së...

3:08

Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për...

2:58

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:53

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja...

2:52

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu:...

2:50

Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjal...
  • Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.