Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Cakran, ku janë përplasur dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”.
Si pasojë e goditjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/vizionplus.tv





