Një vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta është shfaqur në Bashkinë Shkodër.
Drejtues të Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar bëjnë me dije se vatra është në fshatin Trush.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas të dhënave janë 200 krerë dele që do të asgjësohen në fermë.
Kjo është vatra e dytë në Bashkinë e Shkodrës, pas asaj në fshatin Postribë, e cila ishte vatra e parë e evidentuar në të gjithë vendin.
Rasti i parë i murtajës u konfirmua më 4 qershor. Sëmundja u identifikua në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës./vizionplus.tv






