E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta në Shkodër, 200 krerë dele do të asgjësohen

Një vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta është shfaqur në Bashkinë Shkodër.

Drejtues të Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar bëjnë me dije se vatra është në fshatin Trush.

Sipas të dhënave janë 200 krerë dele që do të asgjësohen në fermë.

Kjo është vatra e dytë në Bashkinë e Shkodrës, pas asaj në fshatin Postribë, e cila ishte vatra e parë e evidentuar në të gjithë vendin.

Rasti i parë i murtajës u konfirmua më 4 qershor. Sëmundja u identifikua në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë