Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në vend.
Sëmundja u identifikua në një fermë mbarështimi dhish në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
Lexo edhe :
Related Posts
Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.
“Do të bëhet eliminimi i kafshëve të prekura nga murtaja dhe ferma do të izolohet në një perimetër 3-10 km”, tha Sulejman Kullolli-drejtori i përgjithshëm i sherbimit veterinar Shkodër.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik./vizionplus.tv








