Dhëmballa e pjekurisë vjen pa paralajmërim. Herë pas here sjell dhimbje, temperaturë dhe, në disa raste, edhe kirurgji. Por lind pyetja: Kur është momenti i duhur për ta hequr? Ne kemi katër. A duhet t’i heqim të gjitha dhëmballët? A ka ndonjë mënyrë për të parandaluar stresin që vjen bashkë me to, por nga ana tjetër, edhe prishjen? Sepse kemi dëgjuar çdo mjek oral që thotë se është e pashmangshme prishja e tyre.
Kirurgu oral, Bashkim Murati i është pwrgjigjur këtyre pyetjeve mëngjesin e sotëm në studion e 7pa5 me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
“Heqja e tyre është e domosdoshme kur evidentohet vështirësia e daljes së tyre, ose kur kjo pasohet me procese inflamatore lokale, si për shembull në rastin kur tendenca e daljes shkakton shkrirje kockore ose inflamacion të gjiokshmë të dhëmbëve në këtë zonë. Kjo shoqërohet me dhimbje, edemë, temperaturë dhe vështirësi në hapjen e gojës, gëlltitjen, etj. Në të gjitha këto raste, mjeku këshillon heqjen e tyre. Pastaj, më vendimtarja është kur diskutohet që të ketë probleme për estetikën e pacientit që krijohet për shkak të dhëmbëve të tjera, dhe kjo i jep mundësinë të hiqet. Në përgjithësi, dhëmbët e retinuar ose dhëmbët e pjekurisë hiqen edhe pa u ekspozuar, në momentin që konstatohet që në dhëmbin nuk ka mundësi të dalë dhe nuk ka vendin e duhur për të dalë“, shprehet mjeku.
“Një nga komplikacionet më serioze që mund të ndodhin është formimi i kistave ose, në raste më të rënda, tumorëve beninj,” tha kirurgu oral Bashkim Murati.
Sipas tij, “këto ndodhin për shkak të presionit të dhëmbëve të pjekurisë në nofullën e poshtme ose të sipërme, duke shkaktuar dëmtime të kockës dhe krijimin e kistave mandibulare ose maksilare.” Nëse nuk kapen në kohë, “këto formacione mund të zhvillohen dhe të kërkojnë ndërhyrje shumë më të sofistikuara kirurgjikale.”
Murati theksoi se në rreth 40–50% të rasteve, dhëmbët e pjekurisë nuk dalin dot normalisht dhe mbeten të “retinuar”. “Problemi kryesor është që ata nuk kanë hapësirën e nevojshme për të dalë, gjë që çon në shtrembërim të dhëmbëve të tjerë dhe devijime të harkut dentar,” tha ai.
Ndërhyrja për heqjen e tyre nuk është e thjeshtë dhe kërkon specialistë të mirëtrajnuar. “Këto nuk janë ndërhyrje që mund t’i bëjë çdo dentist. Duhet të jetë një kirurg oral ose maksilofacial,” tha Murati, duke theksuar se pas ndërhyrjes, “shërimi zgjat rreth një javë, por varet nga mënyra e heqjes dhe kujdesi postoperator.”
Murati gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme: “Mosha e pacientit ndikon 100%. Pas moshës 20 vjeç, rritja e kockave përfundon dhe çdo ndërhyrje është më e vështirë.” Ai u bëri thirrje prindërve që të mos e injorojnë këtë fazë: “Në periudhën 15–20 vjeç, kujdesi është vendimtar për të parandaluar pasoja të rënda, siç janë edhe kistet apo tumoret.”
/vizionplus.tv





