Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën 10 biznese...

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë...

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do të mbahet...

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u godit pa...

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz ose do...

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë persona

Policia plan masash për koncertin në Tiranë, rruga dytësore...

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet: Ti je tradhtar, ne punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit

2 Korrik 10:50

Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, në fjalën e tij në nisje të seancës, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai u shpreh se protestat e qytetarëve po vijojnë prej 33 ditësh, duke theksuar se sipas tij qeveria ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.

Muçi solli si shembull edhe situatën politike në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se ndërrimi i shpeshtë i kryeministrave atje tregon përgjegjshmëri politike kur nuk përmbushen pritshmëritë e qytetarëve.

“Shpresoni se duke i marrë një më një me biografi do të trembni protestuesit. Por ata protestojnë dhe po vijojnë për 33 ditë. Ata kanë kuptuar se nuk keni më legjitimet për t’u qeverisur. Në 10 vitet e fundit, në Britaninë e Madhe janë ndërruar gjashtë kryeministra, sepse deputetët e partisë së tyre e kuptuan se këta kryeministra nuk i kanë përmbushur pritshmëritë. Këtë duhet ta bëni dhe ju po të kishit ndërgjegje. Shpallni zgjedhjet e parakohshme, nëse mendoni se fitoni 100 mandate. Nëse keni dinjitet jepni dorëheqje”, tha ai.

Pas deklaratave të tij, deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, iu përgjigj duke e akuzuar Muçin për mungesë përvoje pune dhe duke mbrojtur orarin dhe angazhimin e deputetëve të mazhorancës në Kuvend.

“Kemi një parti të establishmentit më të rëndë. Vjen e na thotë që do të turpërohej pse vijmë më herët në punë. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit, të mos shkojmë në zona të mbrojtura. Të mos themi që kemi bërë shkollën te Koto Hoxhi dhe dilnim nga shtëpia që mami i dha leje babit për ta bërë në oborrin e shkollës. Kështu jemi mësuar, jemi mësuar të punojmë. Ti s’ke punuar ndonjëherë, prandaj ta mirëkuptoj habinë tënde. Ti nuk je agjent, nuk e di, s’e vendos dorën në zjarr. Para një jave këtu ishte seancë për Çamërinë, ti s’erdhe, kisha aktivitet në Qafë-Botë, të kam ftuar, ti nuk erdhe. Unë me minoritarët nuk kam asnjë problem se janë pjesë e shëndetshme e kësaj shoqërie, janë shqiptarë patriotë e grekë të pashuar. Kam problem vorio-epirotizmin tënd dhe po të ishe ndryshe do të të hiqja kapelen, por ti nuk flet për Çamërinë. Ti je tradhtar!”, tha Bido.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Ardit Bido Redi Muçi

Nga e njëjta kategori

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën 10 biznese të tjera kanë denoncuar në Polici sulmet online

më shumë...

“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të rinjve nga Shqipëria e Kosova, nën drejtimin e mjeshtrit Shlomo Mintz

më shumë...

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë më shumë për dialogun politik

më shumë...

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe Kamëz, në pranga 3 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:30

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën...

1:21

“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të...

12:28

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE:...

11:27

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe...

11:18

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat...

11:06

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e...

10:54

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do...

10:35

Makina del nga rruga në Fier, plagoset...

10:28

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u...

10:13

Operacioni “Last Bet”/ Goditen 3 raste të...

9:53

Fluks në Portin e Vlorës, mbërrijnë rreth...

9:34

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz...

9:19

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë...

8:33

Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8:25

Policia plan masash për koncertin në Tiranë,...

8:15

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.