E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 59 minuta më parë
Politikë

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i tyre karakteristik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve, të cilët prej mëngjesit të kësaj të enjteje protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta e tyre nga paqësore ka agravuar në tensione, me fjalë ofenduese dhe gjuajtje me vezë ndaj deputetëve dhe deri në përplasje fizike me efektivët e policisë.

Reklamë

Kreu i qeverisë me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se protesta e bukur atdhetare ia ka lënë vendin filmit të vjetër të konflikti.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë