E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 6 minuta më parë
Kosova

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen 4 persona

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas të shtënave me armë zjarri, thanë nga Policia e Kosovës. Autoritetet shëndetësore thanë se ata kanë plagë të rënda, por shtuan se gjendja e tyre është stabile.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i tha Radios Evropa e Lirë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Reklamë

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, gjendja e tyre “është stabile për momentin”.

Syla i tha Radios Evropa e Lirë se aktualisht të plagosurit po iu nënshtrohen kontrolleve të nevojshme mjekësore.

Policia shtoi se po ndërmerre veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë llogaritet se në duart e qytetarëve janë mijëra armë zjarri pa leje.

Ekspertët kanë argumentuar se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë