Ka shkuar në 9 numri i punonjesve të policisë që kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme.
Policët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pas dëmtimeve që morën me sende të forta nga protestuesit.
Gjatë tubimit të sotëm, pati një përshkallëzim të situatës, ku të lënduar ngelën edhe disa protestues, të cilët patën kompikacione pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Deri më tani të shoqëruar janë 18 persona, të cilët ndodhen në komisariatin nr.1 dhe nr.4 në Tiranë.





