E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, 7 punonjës policie të lënduar

Përplasje të forta u shënuan ditën e sotme jashtë Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Si pasojë e incidenteve, policia ka shoqëruar 18 persona, ndërsa janë lënduar shtatë efektivë policie dhe katër protestues.

Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, ku sipas autoriteteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dënoi dhunën ndaj efektivëve, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.

Ai deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit për menaxhimin e situatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë