Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

ZGJEDHJET 2025/ Bylykbashi: Në qarkun e Durrësit PD ruajti rezultatin e 2021

19 Maj 21:23

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reguar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku PD mori 6 mandate, ndërsa PS 8.

Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Bylykbashi  falenderon çdo demokrat, anëtar e simpatizant, teksa nënvizon se në Durrës PD ruajti rezultatin e 2021.

Ai nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, duke nënvizuar se Edi Rama përdori edhe manipulimin e votës së diasporës për ta rrëmbyer edhe mandatin e 9-të.

Deputetët e PD në qarkun e Durrësit janë: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri,  Igli Cara dhe nga lista e hapur Arian Ndoja

Postimi i plotë:

Numërimi i votave të qarkut Durrës, përfshirë diasporën, mbaroi sot.

Falenderoj me përulje e me zemër çdo votues që votoi për PD, koalicionin e saj për programin dhe vizionin që ofroi: NDRYSHIM.

Falenderoj çdo demokrat, anëtar e simpatizant, që nuk votoi thjesht, por bëri çmos të bindte familjarin, shokun, mikun, fqinjin, të njohurin, se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të grabitet nga Edi Rama.

Falenderoj ato struktura dhe drejtuesit e PD të Durrësit, Shijakut, Krujës e Fushë Krujës, për punën e tyre, përtej agresionit e presioneve që përballuam, vështirësive e mangësive që patëm në këto vite të vështira. PD i është mirënjohëse e në borxh gjithkujt që punoi me sakrificë, pa u ankuar.

Falenderoj të gjithë kandidatët, veçmas dhe në skuadër për fushatën që bënë, derë më derë e dorë më dorë. Ishte nder të ishim bashkë në këtë betejë. Faleminderit Gent Strazimiri, Igli Cara, Manjola Luku, Artan Luku, Arian Ndoja, Aulon Kalaja, Andia Ulliri, Edlira Harizi, Emri Vata, Skënder Dika, Viola Kapidani, Ilirjana Kuçana, Shyqyri Myrtollari, Jola Hysi, Ndrec Pjetri, Petro Vokopola, Adriatik Hoxha e Pëllumb Shullazi.

Pa ju të gjithë, punen dhe votën tuaj, Edi Rama do ta kishte arritur objektivin për 9 mandate në Durrës duke qenë ndër pak qarqet ku PD ruajti rezultatin e 2021. Falë përpjekjes sonë të përbashkët me besim, PD dhe opozita në qarkun e Durrësit është ndër pak rastet që i rezistoi sulmit të aleancës së Edi Ramës dhe shtetit të tij politik me krimin e organizuar, dhjetëra miliona eurove që hodhi shteti dhe po aq të hedhura nga krimi, patronazhimit, presioneve të çdo forme, korruptimit me para e favore shtetërore.

Edi Rama përdori edhe manipulimin e votës së diasporës për ta rrëmbyer edhe mandatin e 9-të siç e deklaroi me siguri të madhe në “memorandumin” e Kuçit. Nuk ia doli. Ky është fakt. Por sidoqoftë nuk është ngushëllim.

Këto nuk ishin zgjedhje. Këto ishin antizgjedhje.

Përtej ankesave, sot kemi detyrë të faktojmë çdo shkelje e ta çojmë para gjykatave por edhe faktorit ndërkombëtar këtë maskaradë. Edi Rama nuk duhet dhe nuk do ta çojë në fund këtë mandat. PD dhe opozita e ka obligim ketë para shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë.

Duhet të analizojmë sistemin gjigand kriminal e shtetëror me të cilin u përballëm e të gjejmë zgjidhjet si lidership, në planin e veprimit politik, organizativ, dhe në mardhënie me shoqërinë dhe opinionin publik. Duhen vendime dhe zgjidhje të besueshme e të qëndrueshme.

Duhet te ngejmë kauza të drejta e të besueshme për votën e lirë. Sistemi hibrid zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese të 2020 që Rama bëri me Kërpëratën duhet hequr sepse është i pabarabartë, i padrejtë e toksik për demokracinë. Reforma territoriale duhet ribërë. Vota e diasporës nuk mund të vritet me patronazhim. Pandëshkueshmëria e lidhjes shtet-krim duhet të marrë fund.

Por po aq kemi detyrë të analizojmë gabimet tona. Dhe kjo duhet e do të bëhet nga maja në bazë.

Një parti me kolegjialitet të shëndoshë, bazuar në parimet e statutit të 11 dhjetorit 2021 është rruga përpara. Ai stadium i 11 dhjetorit 2021 plot shpresë e besim është më shumë se imazh fantastik; është kontratë me detyrime morale para demokratëve dhe shqiptarëve.

Në këtë moment të vështirë, kthjelltësia, përgjegjshmëria dhe kurajoja, janë shina që duhet të na udhëheqin. Ajo që do të bëjmë në keto javë e muaj në vijim do të shtrojnë rrugën për vitet e ardhëshme. Ajo që bëjmë tani do jehojë gjatë. Për mirë apo e kundërta. Unë kam besim se bashkë do gjejme rrugën e drejtë.

Faleminderit!

\

/vizionplus.tv

Posted Under:
Politike
Tagged:
Oerd Bylykbashi PD Vizion Plus zgjedhjet e 11 majit

Nga e njëjta kategori

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit!

më shumë...

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit në Pogradec: S’kemi pasur opozitë, por protesta na sfidoi

më shumë...

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama zbulon çfarë diskutoi me ministrat në Pogradec: Fokusi janë qytetarët

më shumë...

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat largohen me dosje në duar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.