Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, dhe zv.presidenti amerikan J.D Vance patën një takim 30 minutësh mes tyre, pas ceremonisë së inaugurimit të Papa Leonit XIV.
Burime nga zyra presidenciale ukrainase, e kanë cilësuar këtë takim si mjaft pozitiv. Takim i cili vjen një ditë para telefonatës mes Putin dhe Trump (19 maj).
“Takimi mes Vance përfundoi. Zgjati rreth gjysmë ore”, u shpreh burimi brenda presidencës ukrainasse.
I njëjti burim zbuloi se Zelensky dhe Vance trajtuan edhe çështjen e telefonatës së parashikuar për nesër midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Dy udhëheqësit u përqendruan në analizën e gjendjes në vijën e frontit, diskutuan përgatitjet për bisedën telefonike të nesërme, shqyrtuan mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë në rast të mungesës së përparimeve dhe folën për hapat drejt një armëpushimi.





