Një studente shqiptare, 22-vjeçare, rezulton e zhdukur prej një jave në Romë, Itali.
Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
Lexo edhe :
Related Posts
Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, dhe kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.
Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Sipas mediave italiane, vajza u largua pas ndarjes me të dashurin.
“Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

/vizionplus.tv






