Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura...

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas...

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit...

Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile sërish në...

“Ilir Meta lufton nga qelia nr.5”, ish-Presidenti reagon pas vendimit për të qenë në listë të hapur: Pa sakrifica ekstreme nuk ka fitore madhështore

11 Mars 12:01

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi kryesia e PL-së miratoi vendimin që ish-Presidenti të garojë si kandidat në listë të hapur nën siglën e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Meta thotë që edhe pse ndodhet në kushte izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Ilir Meta kandidat në qarkun e Tiranës, do të garojë në listë të hapur

Kreu i PL-së shkruan në Facebook se në vitin 2008 ishte kundër ndryshimeve kushtetuese që sollën listat e mbyllra, të cilat thotë se vranë parlmentarizmin.

“Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit”, thekson ai në reagim.

Në fund, Meta thotë se kjo është një betejë që kërkon sakrifica për t’u fituar.

Reagimi i Ilir Metës

𝐏𝐚 𝐬𝐚𝐤𝐫𝐢𝐟𝐢𝐜𝐚 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐫𝐞!

Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura.

Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.

Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit.

Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson.

Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ilir Meta lista e hapur Qeli

Nga e njëjta kategori

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia: U negociua me familjarët

më shumë...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura në Durrës, Karakaçi: Projekti më i rëndësishëm për qytetin

më shumë...

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen shërbimet në sportele dhe seancat gjyqësore

më shumë...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

10:58

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti,...

10:51

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh...

10:42

Banorët në Letan të Elbasanit protestojnë kundër...

10:40

Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile...

10:37

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

10:32

Champions! Haaland nis ndjekjen e Ronaldos, ja...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.