Një në pesë fëmijë vuajnë çrregullimin e të mësuarit ose siç njihet ndryshe disleksia. Specialistët thonë se ky fenomen është mjaft i shpeshtë dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje trajtimit.
“Përgjithësisht mosha parashkollore…mund të vihet re që fëmija ngatërron konceptet e majta, e djathta, ka vështirësi për të mësuar ditët e javës etj. Momenti që vihet re që fëmija ka problematikë të tillë duhet të drejtohet te specialisti, nëse nuk trajtohet te specialisti mund të bëhet një pengesë për atë për pjesën akademike. Të mos lihet pas dore dhe të vazhdohet më vonë sepse sa më shumë të kalojë aq më e vështirë bëhet për fëmijën duke qenë se ai fillon të ketë edhe një vetëvlerësim të ulët për arsye se nuk arrin të kapë dot nivelin e bashkëmoshatarëve”, thotë mjekja logopede Aurora Lushej.
Sipas specialistëve çrregullimi është gjenetik. Përdorimi i pajisjeve digjitale gjithashtu favorizon disleksinë.
“Nuk mund të themi që është një faktor që shkakton një problematikë të tillë por mund të themi që krijon një farë disavantazhi te fëmija sepse nuk i lë hapësirën e duhur të fokusohet tek aktivitetet ose te metoda që atë e ndihmojnë për të përparuar në këtë drejtim”, sqaroj mjekja logopede.
Disleksia është një çrregullim neurobiologjik që prek pjesët e trurit përgjegjëse për përpunimin e gjuhës. Shenjat më të hershme shfaqen rreth moshës 1 ose 2 vjeçare./vizionplus.tv





