Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pandryshuar vendimin për lirimin nga “arresti shtëpiak” të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Prej tetorit të vitit të shkuar, Malltezi u arrestua nën dyshimet se ka përfituar nga pushteti i Berishës në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
SPAK e hetoi atë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Berisha nga ana e tij dyshohet për vepra korruptive pasi vuri në dispozicion shtetin për privatizimin e ish-kompleksit.
Vendimi nëse dosja do t’u kalojë apo jo për gjykim, do të merret të premten./vizionplus.tv





