Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Trump ndalon Izraelit të bombardojë Libanin: Mjaft më!

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, dy viktima e...

Dita Botërore e Hemofilisë, të prekurit nga sëmundja rrëfejnë...

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me fjalime, kërkohet...

A do të kemi një miqësore Shqipëri-Kosovë? Duka tregon...

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë akuzon denoncuesin...

Koçiu takon banorët e pallatit, premton rindërtimin në kohë...

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve, dy emërime...

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb banesën e...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

Veliaj: Më futën në burg pa gjyq nga frika mos arratisesha, por unë isha në Gjermani

3 Mars 15:52

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi i Durrësit. Veliaj vazhdon sulmin ndaj prokurorit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku shkruan se Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, ndërkohë që është i burgosur pa gjyq.

Sa i përket arratisjes që mund të bënte kryebashku sipas prokurorëve, Veliaj shkruan se në ditën e bastisjes ishte në Gjermani dhe sërish u kthye.

Gjithashtu ai thekson se ka udhëtuar edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u kthye sërish.

Reagimi i Veliajt:

27 vjet vetmi

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë:

Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
ols dado Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, dy viktima e katër të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me fjalime, kërkohet largimi i Ramës dhe qeveri teknike

më shumë...

Ferma VIP “mbërthen” shikuesit, sot në mbrëmje spektakli premton surpriza në “Vizion Plus”

më shumë...

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë akuzon denoncuesin e tij për falsifikim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:45

Trump ndalon Izraelit të bombardojë Libanin: Mjaft...

4:24

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, dy...

3:59

“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie,...

3:47

Dita Botërore e Hemofilisë, të prekurit nga...

3:39

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me...

3:29

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një...

3:24

A do të kemi një miqësore Shqipëri-Kosovë?...

3:15

Ferma VIP “mbërthen” shikuesit, sot në mbrëmje...

3:00

Reagime për armëpushimin, liderët botërorë përshëndesin marrëveshjen...

2:52

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë...

2:46

Koçiu takon banorët e pallatit, premton rindërtimin...

2:40

Lirohen të arrestuarit për zjarrin, Gjykata vendos...

2:34

Historia fymëzuese e mësuesit, humbi jetën nga...

2:33

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës...

2:21

Liri Berisha: Si e mbajtëm të fortë...

1:58

Tentativë grabitjeje që hapi “dosje” të reja...

1:52

“Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...

1:42

Forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen, Kosova dhe...

12:20

Rrezikoi jetën për të shpëtuar një tjetër...

11:59

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve,...

Më të klikuarat

  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 3 të pla...
  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.