Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë Tiranën, ku në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” kryeqytet u gjet i pajetë trupi i 24-vjeçares paelstineze Rayyan Alwan, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Fadi Alwan.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mundur të sigurojë foton e viktimës, e cila kishte mbërritur në vendin tonë vetëm disa ditë më parë sëbashku me bashkëshortin ku kishin marrë një banesë me qira.
Lexo edhe :
Related Posts

Në momentin që çifti ka mbërritur në banesën e pronares i kanë thënë që pasaportat do t’ia japin më vonë për shkak se akoma nuk i kanë marrë valixhet nga Rinasi,.
Policia përmes oficerit të kontaktit në Berlin ka mësuar se numri gjerman ishte në emër të një shtetasi tjetër. Ky i fundit ka thënë që këtë numër e përdorte Fadi Alwan.
Autori i dyshuar nga Rinasi, pas vrasjes ka fluturuar drejt Athinës. Më pas është nisur po me avion drejt Amsterdamit. Më pas hetuesit kanë dyshime se 49-vjeçari mund të jetë larguar me transport publik drejt Gjermanisë.
Ka dyshime gjithashtu se autori e kishte planifikuar krimin.








