E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

VIDEO/ Kërkohet palestinezi vrasës, Fadi Alwan qëlloi me thikë 24 vjeçaren dhe iku në Greqi e më pas në Holandë

Këto pamje nga kamerat e sigurisë së Rinasit tregojnë çiftin nga palestina, Rayyan dhe Fadi Aluan, kur sapo kanë mbërritur nga Gjermania, ne aeroportin Nënë Tereza.

Përmes këtyre pamjeve, policia bëri të mundur identifikimin e dy bashkëshortëve që hynë në vendin tonë në datën 19 shkurt.

Reklamë

Burime prane grupit hetimor bëjnë me dije se pas vrasjes së partneres 24-vjecare, autori i dyshuar është larguar nga Shqipëria në 22 shkurt. Kjo për hetuesit tregon se e reja kishte të paktën 5-6 ditë që kishte humbur jetën nga goditjet me thikë.

Autori është kujdesur ta pastrojë mirë dhomën duke zhdukur çdo gjurmë si dhe duke marrë sendet personale e tij dhe të viktimës.

Reklamë

Pronarja e banesës në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë, ku u gjet e vrarë 24-vjeçarja Rayyan Alwan, është shprehur para policisë se ajo është kontaktuar nga autori i dyshuar me një numër gjerman. Në momentin që çifti ka mbërritur në banesë i kanë thënë pronares që pasaportat do t’ia jepnin më vonë për shkak se ende nuk i kishin marrë valixhet nga Rinasi.

Policia përmes oficerit të kontaktit në Berlin ka mësuar se numri gjerman është në emër të një shtetasi tjetër. Ky i fundit ka thënë që këtë numër e përdorte Fadi Alwan.

Ndërkohë është mësuar se autori i dyshuar ka fluturuar nga Rinasi drejt Athinës e më pas po me avion ka shkuar në Amsterdam. Hetuesit dyshojnë se 49-vjeçari mund të jetë larguar me transport publik drejt Gjermanisë. Ka dyshime gjithashtu se autori e kishte planifikuar krimin.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa pista e parë mbetet ajo e një  krimi pasioni, por gjithcka mbetet e hapur.

 

Më shumë video

Reklamë